“Betohemi 2”?! Bardhi rikthehet tek ‘dashuria e tij e parë’!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Betohemi 2”?! Bardhi rikthehet tek ‘dashuria e tij e parë’!

Bardhi arriti kulmin e suksesit, duke u bërë i njohur për publikun shqiptar, falë projektit të tij muzikor, “Betohemi”. I publikuar rreth tre vite më parë, “Betohemi” është një projekt muzikor që u rendit në krye të klasifikimit të “Top Awards”, për tre javë rresht.

Pas atij hiti, Bardhi ka vijuar të punojë fort, duke sjellë këngë solo dhe bashkëpunime mjaft të suksesshme. Pavarësisht se ka vijuar të ketë një karrierë për t’u patur zili, duket se artisti ka vendosur të kthehet pas në kohë, tek dashuria e tij e parë.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të TikTok-ut, Bardhi ka menduar të sjellë këngën me titull “Betohem 2”. “Tre vite që nga publikimi i kësaj kënge”, shkruan Bardhi në postimin e tij, të cilin e shoqëron me ikonën e një zemre të thyer.

“A është koha për “Betohemi 2″”, shton më tej artisti. Nuk është ende e qartë nëse Bardhi po planfikon të sjellë një tjetër këngë “Betohemi 2” por një gjë është e sigurt, fansat do e mirëprisnin një tjetër këngë si kjo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE