Çfarë nuk dini për Vanc Dracula-n, vampirin më të famshëm në botë!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë nuk dini për Vanc Dracula-n, vampirin më të famshëm në botë!

Van Dracula është vampiri më i famshëm në botë. Por njeriu që frymëzoi figurën aq të famshme të qenies gjakatare mund të jetë ushqyer vetëm me perime. Të paktën kështu sugjerojnë analizat e zhvilluara së fundmi në Universitetin e Katanias. Princi Vlad, i cili sundoi tri herë krahinën e Vllahisë mes viteve 1448 dhe 1477, kishte një zakon që i ngulte në hu kundërshtarët e tij, veprim që frymëzoi shkrimtarin britanik Bram Stocker, për të shkruar veprën e tij “Dracula” në vitin 1897.

Sot, 500 vjet më vonë, analizat shkencore të disa prej letrave të shkruara prej tij tregojnë se Vladi ishte, në fakt, vegan. Skuadra e studiuesve të Universitetit të Katanias mori nga këto letra kampionë të gjakut, djersës dhe gjurmëve të gishtërinjve të Vladit. Letra i drejtohet lordit të një krahine në Rumaninë e sotme dhe në fund të saj, është e nënshkruar ‘Vlad Dracula’.

Studiuesit zbuluan se në të gjithë kampionët e marrë mungonte proteina me bazë shtazore, diçka e pazakontë. “Vampiri prototip mund të ketë qen vegan”,-tha për “The Times” bashkautori i studimit, Gleb Zilberstein.

Në shekullin XV, Europa kishte një klimë shumë të ftohtë dhe kishte shumë pak ushqim. Sipas bioarkeologëve, aristokratët në kontinent kishin dietë të varfër dhe mishi shpesh nuk konsumohej.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se letrat kishin të dhëna që linin të kuptohej se sunduesi i frikshëm vuante nga haemolakria, një sëmundje që shkaktonte lot gjaku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE