Lushnjë, vazhdon zjarri i përmasave të mëdha në Zham/Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lushnjë, vazhdon zjarri i përmasave të mëdha në Zham/Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve!

Mbetet aktive vatra e zjarrit shqetësues në kodrat e fshatit Zham të Lushnjës, ku ende nuk janë shuar flakët që vijojnë nga mbrëmja e djeshme. Për shkak të terrenit të vështirë, pritet ndërhyrje nga ajri, me helikopter. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar trupa të ushtrisë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore i janë bashkuar zjarrfikësve të Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e shuarjes së zjarrit me përmasa të mëdha.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat u bë shkak për aktivizimin e flakëve që sa vijnë e përhapen duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullinj e shkurre. Si pasojë e zjarrit janë djegur dhjetëra hektarë ullishte në Zham.

Për t’i paraprirë çdo rreziku të mundshëm, u bë evakuimi i banorëve nga shtëpitë që ndodhen më pranë vatrës.

Ishim duke pirë kafe kur pamë zjarrin. U përhap me shpejtësi shumë të madhe. Kishte erë të fuqishme. Ullishtja u dogj, të paktën mos të digjen shtëpitë.

Në zonën ku ka rënë zjarri shkoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE