Gati të lindë Hëna e parë e plotë e vitit 2024!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati të lindë Hëna e parë e plotë e vitit 2024!

Hëna e parë e plotë e vitit është gati të lindë, duke u shfaqur sot në qiellin lindor rreth perëndimit të diellit dhe duke ndriçuar me shkëlqim deri në mëngjesin e së premtes pranë yjësisë Orion. Hëna e plotë e natës së sotme është një nga ngjarjet e pakta astronomike të dimrit, pasi nuk ka shumë shira meteorësh, rreshtime planetare ose pamje të tjera magjepsëse gjatë gjithë sezonit.

Hëna e plotë e janarit shpesh quhet Hëna e Ujkut, pasi ujqërit dëgjoheshin të ulërinin më shpesh gjatë muajve të dimrit. “Tradicionalisht besohej se ujqërit ulërinin për shkak të urisë gjatë dimrit, por ne e dimë sot se kjo nuk është e saktë“,-shpjegoi në faqen e tij të internetit Old Farmer’s Almanac.

Ulërima dhe vokalizime të tjera të ujqërve dëgjohen në dimër për të gjetur anëtarët e tufës, për të përforcuar lidhjet shoqërore, për të përcaktuar territorin dhe për të koordinuar gjuetinë.

Nofka të tjera për Hënën e parë të plotë të vitit përfshijnë Hënën e Kanadasë, Hënën e ngrirë, Hënën e Përshëndetjeve dhe Hënën shpirtërore. Hëna e plotë e ardhshme do të lindë gjatë fundjavës së fundit të shkurtit dhe do të jetë Hëna e plotë e fundit përpara mbërritjes së pranverës astronomike më 19 mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49430 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE