E kaloi dhimbjen një muaj pas ndarjes, Getinjo i përgjigjet “thumbave” të Vivien

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kaloi dhimbjen një muaj pas ndarjes, Getinjo i përgjigjet “thumbave” të Vivien

Vivien dhe Getinjo para një muaji hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje fshinë të gjitha fotot bashkë, duke konfirmuar kështu ndarjen.

Ndërsa ditën e djeshme, Vivien ka bërë një postim në InstaStory që është komentuar si thumb ndaj Getinjos.

Ajo lë të nënkuptojë se e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht.

“Pas një muaji, netëve pa gjumë i ka ardhur fundi”, shkruan Vivien.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe reperi është kundërpërgjigjur me disa postime:

“Unë s’di me qajt, mu m’qan zemra. M’qan për botën jo për emra”, shkruajti fillimisht Getinjo, e më pas hodhi një foto teksa si duket bënte xhiro me makinë dhe shkruajti: Udhëkryqi i jetës i njëjtë është si n’rrugë.

Ndonëse ndarja tashmë është e konfirmuar asnjëra palë nuk ka folur për arsyet që i dërguan deri këtu pikërisht në momentet kur dukej se çdo gjë po ecte për mrekulli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE