Mjaftoi një ADN, afro-amerikani shpallet i pafajshëm pas 47 vitesh!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjaftoi një ADN, afro-amerikani shpallet i pafajshëm pas 47 vitesh!

Një burrë i dënuar gabimisht për përdhunimin e një adoleshenteje, më në fund u lirua nga burgu. Leonard Mack, mori dhuratën e shfajësimit në ditëlindjen e tij të 72-të. Rasti që ka zgjatur më shumë në historinë amerikane u përmbys nga provat e reja të ADN-së. Mack ishte në të njëzetat kur u arrestua më 22 maj 1975 dhe u akuzua për përdhunimin e një nxënëse të shkollës ndërsa po ecte me shoqen e saj në qytetin e vogël të Greenberg.

Leonard, i cili jeton në jug të Shteteve të Bashkuara, ka insistuar gjithmonë që është i pafajshëm. Por atij iu desh të priste deri në vitin 2022, kur prokuroria rihapi dosjen. “Tani mund të them me të vërtetë se jam i lirë,”- tha një ai i përlotur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE