Sulmi i 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan, 22 vjet burg ish-kreut të Proud Boys!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi i 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan, 22 vjet burg ish-kreut të Proud Boys!

22 vjet burg ish-drejtuesit të grupit të djathtë, Proud Boys për rolin e tij në sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kongresit Amerikan. Atë ditë, mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump tentuan të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Enrique Tarrio u shpall fajtor për komplot për kryengritje. Trump pretendon se presidencialet e 2020-ës i humbi për shkak të mashtrimeve zgjedhore.

Mbështetës të tij sulmuan Kapitolin, për të mos lejuar që të certifikonte rezultatet zgjedhore. Gjykatësit Timothy Kelly, prokurorët federalë i kërkuan të jepte një dënim prej 33 vjetësh burg për Tarrion, i cili nuk ishte i pranishëm në Kapitol në ditën kur shpërtheu dhuna sepse një gjykatës tjetër e kishte urdhëruar të qëndronte jashtë Uashingtonit. Prokurorët thanë se ai pati ndihmuar në drejtimin e sulmit nga Baltimora.

Avokatët e Tarrios kërkuan një dënim më të ulët për klientin e tyre. Javën e kaluar, gjykatësi Kelly dënoi liderin tjetër të Proud Boys, Ethan Nordean me 18 vjet heqje lirie. Në maj, të tjerë emra të përfshirë u dënuan me nga 18 vjet burgim.

Po ashtu, edhe tre anëtarë të tjerë të Proud Boys-ut u dënuan javën e kaluar për rolin e tyre në trazirat e 6 janarit.

Mbi 1.100 persona janë arrestuar për akuza që lidhen me sulmin në Kapitol. Të paktën 630 prej tyre u shpallën fajtorë e të paktën 110 janë dënuar pas zhvillimit të proceseve gjyqësore. Pesë vetë, përfshirë një polic gjetën vdekjen gjatë trazirave të 6 janarit të vitit 2021 dhe mbi 140 agjentë u lënduan.

Si pasojë e sulmit, në Kapitol u shkaktuan dëme në vlerë miliona dollarësh. Prokurori i posaçëm, Jack Smith, i cili po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Trumpit për komplot në përmbysjen e rezultatit zgjedhor. Trump aktualisht po kryeson në garën për të fituar nominimin e republikanëve ameriknë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE