Ministri Balla: Rreth 290 mijë bimë narkotike të asgjësuara deri tani në vend!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministri Balla: Rreth 290 mijë bimë narkotike të asgjësuara deri tani në vend!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi forcat policore për finalizimin e megaoperacionit të koduar Fly që çoi në asgjësimin e rreth 13 mijë bimëve kanabis sativa në qarkun Shkodër. Balla i bën jehonë faktit që ishte një operacion shumë i vështirë nga toka e ajri, në disa zona malore të qarkut verior. Ndërkaq, vë në dukje se deri tani në shkallë vendi janë asgjësuar afro 290 mijë bimë narkotike, duke identifikuar 202 autorë, ndërsa 111 prej tyre kanë rënë në pranga. 69 janë në kërkim dhe 29 me tjetër masë sigurie. Numri një i dikasterit të Brendshëm informon dhe për 114 të proceduar penalisht për shpërdorim detyre e moskallëzim krimi.

Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzoi forcat e Policisë së Shtetit për operacionin.

Sipas tij, deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë).

Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona.

Policia është angazhuar gjithë këta muaj në megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit. Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit ka intensifikuar edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE