Pesë meteorë do të kalojnë sot pranë Tokës, NASA e konfirmon!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pesë meteorë do të kalojnë sot pranë Tokës, NASA e konfirmon!

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se duke filluar nga dita e sotme në afërsi të Tokës do të kalojnë 5 meteoritë, tre prej të cilëve janë në madhësinë e një avioni. NASA njoftoi se nga 6 deri më 10 shtator, më i afërti nga pesë meteorët do t’i afrohet Tokës më shumë se 1.5 milion kilometra dhe më i largëti mbi 5.7 milionë kilometra, por ata nuk paraqesin asnjë rrezik për Tokën.

Meteori 2021 JA5, me përmasa 18 metra do të kalojë sot pranë Tokës. Meteori i fundit, 2023 QF6, me përmasa 21 metra do të jetë afër Tokës më 10 shtator. Objektet qiellore mbi 150 metra dhe që kalojnë 7.5 milionë kilometra nga Toka, konsiderohen të rrezikshme.

Rikujtojmë, se katër astronautë janë kthyer në Tokë pasi qëndruan për gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kapsula e tyre SpaceX ra me parashutë në Atlantik në brigjet e Floridës. Pas një gjysmë viti, astronautët e NASA-s Stephen Bowen dhe Warren ‘Woody’ Hoburg, Andrei Fedyaev i Rusisë dhe Sulltan al-Neyadi i Emirateve të Bashkuara Arabe, personi i parë nga bota arabe që kaloi një kohë kaq të gjatë në orbitë prekën Tokën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE