Vëllai i Madh ‘dënon’ banorët, çfarë vendimi ka në zarfin e kuq?!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Madh ‘dënon’ banorët, çfarë vendimi ka në zarfin e kuq?!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, Big Brother ka marrë një vendim për të dënuar të gjithë banorët, për shkak se kanë thyer rregullat.

Në zarfin e kuq, Big Brother njoftoi të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet, pasi kanë thyer rregullat e formatit, siç është mbajtja e syzeve në ambientet e brendshme, dëmtimi i mikrofonave, personifikimi i vëllait të madh, etj. Vendimi se çfarë do të ndodhë, pritet të merret nesër.

Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e Vëllait të Madh si, pëshpëritja, mbajtja e syzeve, pëshpëritja në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i vëllait të madh. Në mënyrë që publiku të respektohet, vëllai i madh është i detyruar, të marrë masa. Të gjithë duhet të bëni gati valixhet. Vendimi do të merret nesër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE