Fero i jep fund armiqësisë me Gold Ag: Besimtarët janë vëllezër

vovalbania September 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fero i jep fund armiqësisë me Gold Ag: Besimtarët janë vëllezër

Fero së fundmi i dha lamtumirën muzikës dhe deklaroi se do t’i përkushtohet fesë. Ai i kërkoi falje edhe personave që ka sulmuar e duket se statusin e ka pasur edhe për Gold Ag, me të cilin pati thumba pak kohë më parë.

I pyetur se çfarë mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të merren me muzikë, ai tha se në islam, hyn komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë.

Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që i është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të merret me muzikë.

Por duket se Fero dhe Gold Ag janë pajtuar. Një mesazh paqeje e vëllazërimi e ka dhënë sonte përmes një fotoje të përbashkët me një hoxhë të nderuar.

Krah Arianit, Fero është shprehur: “Me të vërtetë, të gjithë besimtarët janë vëllezër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49322 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE