Bilanc i frikshëm viktimash nga tërmeti në Marok, shifrat do ndryshojnë në vazhdimësi

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bilanc i frikshëm viktimash nga tërmeti në Marok, shifrat do ndryshojnë në vazhdimësi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi qendrën e Marokut, duke shkaktuar të paktën 820 viktima dhe mbi 670 të plagosur. Lëkundja e dhunshme e tokës u regjistrua rreth orës 23 me orën lokale, në thellësinë e 71 km në jugperëndim të Marrakeshit.

Tërmeti u ndje deri në ishujt Kanarie dhe në Algjeri, ndërsa në rrugët e Marrakeshit, u panë skena kaosi me qytetarë të tronditur që nxituan të dilnin jashtë godinave.

Shumica e viktimave thuhet të jenë shkaktuar në zona të thella malore. Bilanci pritet të rritet më tej, teksa vlerësohet se 1/3 e vendit është prekur nga tërmeti. Mund të duhen ditë para se grupet e kërkim-shpëtimit të mbërrijnë tek fshatrat e largëta, që kanë kryesisht godina të vjetra.

Imazhet që vijnë nga Marrakeshi, një qytet historik mjaft i frekuentuar nga turistët, flasin për dëme të pallogaritshme, me godinat e shndërruara në pirg rrënojash.

Shumë persona thuhet të kenë mbetur të bllokuar në rrënoja, ndërsa spitalet po përjetojmë fluks të papërballueshëm të shtruarish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE