Parashikimi i motit, temperaturat maksimale deri në 18°C

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, temperaturat maksimale deri në 18°C

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE