Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të ministrave të rinj; votohen të hënën në parlament

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të ministrave të rinj; votohen të hënën në parlament

Presidenti Bajram Begaj firmos ndryshimet e kabinetit të ri qeveritar. Dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj. Kështu presidenti dekretoi shkarkimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme, Frida Krifcën si Ministre e Bujqësisë, Evis Kushin si Ministre e Arsimit dhe Edona Bilalin e Milva Ekonomi të cilat nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Ndërkohë ka dekretuar shkarkimin e Ogerta Manastriliut si Ministre e Shëndetësisë dhe emërimin e saj si Ministrie e Arsimit dhe Sportit.

Në postin e ministrisë së Shëndetësisë emërohet Albana Koçiu, e cila mbante pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Ervin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar Edona Bilalin.

Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca.

Lajm në përditësim

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE