Alibeaj në vend të Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së/Basha zgjedh 4 nënkryetarët!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alibeaj në vend të Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së/Basha zgjedh 4 nënkryetarët!

Ndërsa është thelluar përçarja mes demokratëve, Partia Demokratike zyrtare riformatoi të gjitha nivelet drejtuese dhe përbërjen e kryesisë. Pas numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor bëri të ditur se Këshilli Kombëtar ka votuar si Sekretar të Përgjithshëm Enkelejd Alibeajn, ndërsa nënkryetarët do të jenë Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri e Roland Bejko. Tashmë, Alibeaj do të zëvendësojë Gazment Bardhin, i shndërruar në kundërshtar i ashpër i rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Ndërkaq, mes katër deputetëve nënkryetarë, Basha do të zgjedhë emrin për t’i deleguar detyrën e numrit 1 të grupit kuvendor demokrat.

Në këtë mbledhje u votua edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, i cili do të jetë Xhemal Bushati, ndërsa posti i kryetarit të Komisionit Zgjedhor do i përkasë Jemin Gjanës.

Këshilli Kombëtar zgjodhi edhe kryesinë e PD-së, në përbërje të së cilës janë Agron Kapllanaj, Andia Ulliri, Anton Koka, Azgan Haklaj, Enriketa Papa, Eralda Tase, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Marinela Ziu, Mateo Spaho, Merita Bakiu, Myzafer Elezi, Oriela Nebijaj dhe Pëllumb Seferi.

Të zgjedhurit nga Këshilli Kombëtar i PD-së:

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Enkelejd Alibeaj

NËNKRYETARË

Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejko

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR

Xhemal Bushati

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

KRYETAR I BORDIT FINANCIAR

Ilir Dervishi

SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN

Taulant Zeneli

SEKRETAR EKZEKUTIV PËR BURIMET NJEREZORE DHE KOORDINIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR EKZEKUTIV PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PER PROGRAMIN

Arbër Agalliu

SEKRETAR PËR SIGURINË KOMBËTARE DHE KOORDINIMIN EURO-ATLANTIK

Xhemal Gjunkshi

SEKRETAR PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

Gjergj Hani

SEKRETAR PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Rezart Kthupi

SEKRETARE PËR GRUAN

Taulanda Jupi

SEKRETAR PËR RININË

Blendi Sulaj

SEKRETAR PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN

Edvin Kulluri

SEKRETAR PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN

Alfrida Marku

SEKRETAR I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Gentian Gaba

ZËDHËNËSE

Mirela Karabina

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebijaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari

Ky organizim i PD-së nga Lulzim Basha, me marshin e pestë, vjen vetëm një javë nga Kuvendi Kombëtar ku ai mori jo vetëm votëbesimin si kryetar, por edhe të tjera fuqi drejtuese përmes ndryshimeve statutore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE