E konfirmuar! Ja kur do të startojë sezoni i ri i “Për’puthen”

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E konfirmuar! Ja kur do të startojë sezoni i ri i “Për’puthen”

Pas katër sezonesh në ekranin e Top Channel, tashmë sezoni i pestë i emisionit “Për’puthen” është vetëm pak ditë larg startimit.

Faqja zyrtare e programit të dashurisë ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram se do të fillojë më 18 shtator dhe do të transmetohet në orën 18:15 nga e hëna në të premte.

Shikueshmëria e këtij programi nuk është e njëjta me atë të sezonit të dytë, i cili ishte sezoni më i bujshëm, mirëpo sërish “Për’puthen” mbetet një nga programet më të ndjekur në Top Channel.

Gjithashtu pas shumë aludimesh se kush do të moderonte programin këtë vit, mes emrash si Kiara Tito apo Efi Dhedhes, të gjithë u suprizuam kur u bë me dije se moderatorja do të ishte Megi Pojani.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE