Rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy turistë gjermanë në Sarandë

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy turistë gjermanë në Sarandë

Policia Kufitare ka shpoëtuar dy turistë gjermanë të cilët rrezikuan të mbyteshin në ujërat në plazhin e Krorëzës. Sipas policisë mësohet se 2 turistët gjermanë rrezikonin të mbyteshin, pasi mjetet kanoe me të cilat po lundronin, ishin mbushur me ujë, për shkak të dallgëve të larta.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me kanoe, rrezikonin të mbyteshin, për shkak të dallgëve të larta, kanë nisur menjëherë kërkimet, bashkë me Njësinë Policore Detare.

Gjatë kërkimeve në kushte jo të favorshme, për shkak të dallgëve të larta, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në plazhin e Krorëzës, 2 shtetasit gjermanë që kishin mbetur në det pasi mjetet e tyre lundruese ishin mbushur me ujë.

Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë në breg, 2 mjetet lundruese kanoe dhe 2 shtetasit gjermanë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE