Rritja ekonomike në BE, më e ngadalshme nga sa pritej!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritja ekonomike në BE, më e ngadalshme nga sa pritej!

Ekonomitë e Bashkimit Europian, Bllokut që përbëhet nga 27 anëtarë, parashikohet të rriten me 0,8%, më ngadalë nga sa pritej në vitin 2023 dhe kjo për shkak të inflacionit të vazhdueshëm të lartë. Kështu thekson Komisioni Europian në parashikimin tremujor, të publikuar ditën e sotme.

“Fillimisht, Brukseli zyrtar kishte parashikuar rritje të BE-së prej 1% për vitin 2023. Parashikimi i tij për vitin 2024 është rishikuar në 1,4% nga 1,7%”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Shifrat për 20 vendet e BE-së që përbëjnë monedhën e përbashkët të Eurozonës, po ashtu do të kenë një rritje më të ngadaltë se sa pritej me 0,8% për vitin 2023, nga 1,1% dhe 1,3% më 2024-ën, nga 1,6%.

Ngadalësimi është shkaktuar nga një kërkesë e dobësuar për shkak të normave të vazhdueshme të larta të inflacionit.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis:

Ekonomia e BE-së ka pësuar dy goditje masive me pandeminë koronavirus dhe luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë që vijon prej shkurtit të vitit të kaluar. Shkalla shumë e lartë e inflacionit ka shkaktuar dëme.

Normat e inflacionit në Bashkimin Europian tani parashikohen të arrijnë në 6,5% më 2023-shin dhe 3,2% më 2024-ën. Në Eurozonë, çmimet e konsumit do të rriten me 5,6% më 2023-shin dhe me 2,9% më 2024-ën.

Pavarësisht rritjes më të ngadaltë ekonomike, tregu i punës i BE-së është jashtëzakonisht i fortë.

Lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës, normat e larta të interesit, inflacioni i vazhdueshëm dhe ndikimet ekonomike të ngjarjeve ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, vazhdojnë të përbëjnë rreziqe për ekonominë e bllokut.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49758 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE