U përpoq të kalonte Atlantikun në një rrotë gjigante, burri ndalohet nga rojet bregdetare!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përpoq të kalonte Atlantikun në një rrotë gjigante, burri ndalohet nga rojet bregdetare!

Sado që të mundohej, Reza Baluchi nuk mundi të arrijë në destinacionin e tij pa u përplasur me rojet bregdetare të SHBA. Problemi kryesor është anija e tij, një rrotë gjigante lundruese e bërë nga bova dhe tela, e drejtuar nga vetë Baluchi i cili futet brenda saj.

Reza, i cili jeton në Florida pasi iu dha azil nga Irani, u mor nga roja bregdetare javën e kaluar në bordin e anijes së tij, pas disa ditësh udhëtime me autoritetet. Sipas një ankese penale të paraqitur në gjykatën e qarkut të SHBA-së në Florida të Jugut, anija e Rojës Bregdetare Valiant, hasi Baluchin dhe anijen e tij të cilën e ndërtoi vetë ai rreth 130 kilometra në lindje të ishullit Tybee më 26 gusht, ndërsa roja bregdetare po përgatitej për uraganin Franklin.

Ai u tha oficerëve se destinacioni i tij ishte Londra, kryeqyteti i Anglisë, më shumë se 6,000 kilometra larg. Baluchit iu kërkua regjistrimi i mjetit teksa ai tha se e kishte regjistruar atë në Florida, por sipas ankesës, ai nuk mund ta gjente regjistrimin. Sipas ankesës së agjentit special të rojës bregdetare Michael Perez, e cila nuk identifikon pikën fillestare të Baluchit, Roja bregdetare e analizoi anijen e Baluchit, e njohur si një hidro-pod, dhe përcaktoi se ai “po kryente një udhëtim dukshëm të pasigurt”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE