Mbi 20 milionë euro gjobë nëse gjigantët e teknologjisë shfaqin video të keqtrajtimeve ndaj kafshëve!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 20 milionë euro gjobë nëse gjigantët e teknologjisë shfaqin video të keqtrajtimeve ndaj kafshëve!

Kompanitë e rrjeteve sociale duhet që t’i largojnë përmbajtjet e keqtrajtimeve të kafshëve nga platformat e tyre, ose do të përballen me gjoba që arrijnë deri në mbi 20 milionë euro. Ndryshimi i fundit në Projektligjin e Sigurisë në internet vjen pas një hetimi të BBC Eye. Ministrat thanë se hetimi “Monkey Hater” që zbuloi një rrjet global të torturës së majmunëve ishte një shembull i qartë se përse ishin të nevojshme ndryshimet.

Projektligji i cili synon të kontrollojë internetin pritet të bëhet një ligj gjatë kësaj vjeshte. Videot e mizorisë ndaj kafshëve do të konsiderohen si një “shkelje prioritare” sipas një ndryshimi të ri të projektligjit duke e sjellë atë në një linjë me pornografinë hakmarrëse, abuzimin seksual të fëmijëve dhe kërcënimet për vrasje. Sipas propozimeve të reja, nëse platformat e mediave sociale nuk trajtojnë në mënyrë proaktive përmbajtjen e paligjshme dhe e heqin atë, ata do të përballen me gjoba që kapin shifrën deri në 10% të të ardhurave të tyre vjetore globale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE