Sot seanca plenare e Kuvendit/ Rithemelimi paralajmëron protestë!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot seanca plenare e Kuvendit/ Rithemelimi paralajmëron protestë!

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot pasdite në orën 17:00. Kjo seancë vjen  pas “Javës së gjelbërt”, ku ligjvënësit ka qenë në takime në zonat e tyre zgjedhore. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo që lidhet me diskutimin e problematikave që ligjvënësit kanë evidentuar në zonat e tyre elektorale gjatë javës së shkuar.

Në këtë seancë do të mungojnë 19 deputetë të grupimeve opozitare, të cilët janë pezulluar për shkak të bllokimit të seancave të shkuara në Kuvend apo në komisionet parlamentare.

Paralelisht me zhvillimet brenda sallës së seancës plenare, grupi i “Rithemelimit” dhe grupi i deputetëve që mbështesin kreun e grupit parlamentar demokrat, Gament Bardhin, pritet të mbajnë një protestë në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë.

Grupi i “Rithemelimit”, në mungesë të Berishës, i cili është në “Arrest shtëpie”, po udhëhiqet nga Flamur Noka. Ai ka njoftuar se protesta do të nisë që në orën 16:30. Sipas Nokës, protestat janë një përshkallëzim i aksionit opozitar, i cili do të vijojë edhe me bllokim brenda seancës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE