Dikur e shante “Përputhen”, sot është pjesë e saj, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Ronaldo Sharkën

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikur e shante “Përputhen”, sot është pjesë e saj, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Ronaldo Sharkën

Ronaldo Sharka do të jetë pjesë e këtij sezoni të “Përputhen”.

Lajmin e konfirmoi vetë faqa zyrtare si dhe gazetari disa ditë më parë në një postim në Instagram.

Mirëpo kohë më parë, Ronaldo kishte mjaft rezerva ndaj “Përputhen” dhe këtë gjë ia ka kujtuar së fundmi një ndjekës.

“Ti sikur e shaje përputhen.. tn je cmend pas përputhen“, i shkroi ndjekësi.

Ronaldo nuk e la pa një përgjigje, duke thënë:

“Aman sikur s’me njihni ju mua. Une keshtu jam, cfare them sot nuk them neser. Keshtu ecet para, ju e dini shume mire?”.

Një koment për këtë, e ka dhënë edhe autorja e programit të “Përputhen”, Olsa Muhameti.

Teksa ka shpërndarë story-n e gazetarit, Olsa shkruan:

“Une e kam me shume qef, qe ata qe nuk kane besuar tek Per’puthen nga jashte, ta njohin te verteten si eshte nga brenda”.

Kujtojmë se sezoni i ri i “Përputhen” starton këtë muaj, në datën 18 (shtator).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE