Italiani i njohur i “Grande Fratello” shpreh hapur dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP Albania 3”

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Italiani i njohur i “Grande Fratello” shpreh hapur dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP Albania 3”

Një ditë më parë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Simone Coccia, italiani që ka qenë 2 herë pjesëmarrës në “Grande Fratello” dhe është hera-herës në qendër të vëmendjes së mediave italaine.

I dashuruar pas Shqipërisë, Simone zbuloi se ka ardhur rregullisht prej vitit 2001 për të pushuar në vendin tonë dhe e “mbron” Shqipërinë në çdo debat.

Si për të vërtetuar të gjithë këtë, Coccia hyri në studio me një qeleshe shqiptare dhe e vuri veten në test për të recituar disa vargje të Gjergj Fishtës.

I pyetur nga Bieta, ai shprehu dëshirën për t’u bërë pjesë e “Big brother VIP 3” në Shqipëri, pasi i pëlqejnë sfidat dhe është gjithnjë gati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE