Surprizë! Kiara Tito është shtatzënë dhe nuk ka më dyshime

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizë! Kiara Tito është shtatzënë dhe nuk ka më dyshime

Ditën e djeshme, Luiz Ejlli i habiti të gjithë ku postoi një foto në Instagram teksa mbështeste kokën e tij në barkun që supozohet të jetë i Kiara Titos, dhe përmbi shkroi:

“Rrahjet më të ëmbla në botë”, duke lënë të kuptohet shumë. Mirëpo sot, është zbuluar edhe më shumë përsa i përket shtatzënisë së Kiarës, të paktën sipas “Kryefjala”.

Burimi ka konfirmuar aludimet, duke zbuluar ditën e sotme se Kiara Tito është në pritje të ëmbël, rreth 1 muajshe shtatzënë.

I urojmë shtatzani të lehtë Kiarës, teksa presim për një reagim zyrtar nga çifti.

Kujtojmë se Luizi dhe Kiara u njohën disa muaj më parë, teksa ishin pjesë e reality show-t të njohur, “Big Brother VIP Albania”.

Dyshja shkëmbyen gjatë programit puthjem e tyre të parë, konfirmuan romancën si dhe u “martuan” në kuadër të lojës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE