“Sytë e mi gjak”, Dea Mishel tregon ‘vuajtjet’ për emisionin e saj të ri

vovalbania September 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sytë e mi gjak”, Dea Mishel tregon ‘vuajtjet’ për emisionin e saj të ri

Tashmë është bërë me dije se ish banorja e “Big Brother VIP”, Dea Mishel, do të vazhdojë të qëndrojë në familjen e Top Channel.

Kjo pasi Deas i është besuar moderimi i një rubrike të re në “E Diell”, që do t’a afrojë më shumë me rrjetet sociale, teknologjinë, të rinjtë e ku do të ketë të ftuar TikTok-ers të ndryshëm.

Ditën e sotme Dea ka treguar edhe ‘peripecitë’ e këtij pozicioni të ri. Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka shkruar:

“Sytë e mi gjak. Disa ditë me 12 orë xhirime. Po punojmë për një gjë shumë të bukur. Shpresoj që ta pëlqeni!”

Kujtojmë se pak pas përfundimit të BBV, Dea mori pjesë edhe si juri në programin e të bukurës dhe pasarelave, “She’s On Top”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE