Si duket sot ylli i kinematografisë Alen Deloni…

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si duket sot ylli i kinematografisë Alen Deloni…

Ylli i kinematografisë Alain Delon apo ndryshe i konsideruar si “përbindëshi i kinemasë franceze”, është dobësuar së tepërmi. 88-vjeçari, i cili u shfaq i dobësuar në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram në prag të Krishtlindjeve, pësoi një goditje të rëndë në korrik 2019.

“Ai nuk flet shumë, lodhet apo mërzitet kur i kërkojmë të përsërisë gjërat, sepse zëri i tij nuk është më gjithmonë i vendosur, dua të them i dëgjueshëm”,-shpjegon djali i tij Anthony Delon në një intervistë. Tre fëmijët e yllit të kinemasë depozituan një ankesë në korrik kundër gruas që ata e paraqitën si “zonjën shoqëruese” të tij, Hiromi Rollin, një ish-make up artist.

Sipas avokatit të tyre, Hiromi Rollin ka vazhduar të izolojë Alain Delon nga të dashurit, miqtë dhe familja e tij, duke përdorur manovra dhe kërcënim”. Në këtë intervistë, Anthony Delon gjithashtu pretendon se ka paraqitur një ankesë kundër motrës së tij Anouchka, duke e akuzuar atë se nuk e kishte informuar se babai i tyre u ishte nënshtruar pesë testeve njohëse midis 2019 dhe 2022 dhe se ai nuk ia kishte dalë në asnjërën prej tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE