Padia ndaj Dafina Zeqirit, ish-menaxheri kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim prej saj (Foto)

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Padia ndaj Dafina Zeqirit, ish-menaxheri kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim prej saj (Foto)

“Drin Zatriqi, shut your fu**ing dirty mouth (Drin Zatriqi mbylle atë gojë të fëlliqur). Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m**”, ky është postimi i Dafina Zeqirit në rrjetin social, Twitter, që bëri ish-menaxherin e saj, Drin Zatriqin t’a padisë.

Zatriqi ka paditur së fundmi këngëtaren, me pretendimin se postimi i saj ka dëmtuar rëndë reputacionin e tij dhe të familjes së tij, duke patur parasysh se ai është familjar dhe ka fëmijë.

Sipas ish-menaxherit, pavarësisht padisë që ngriti ndaj Dafinës, kjo nuk e ndaloi këngëtaren që të postonte sërish ndaj tij në Twitter.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”, thuhet të ketë shkruar Dafina Zeqiri.

Mirëpo në një dokument të bërë viral së fundmi, shihet se Zatriqi kërkon një vlerë prej 500 mijë euro si kompensim ndaj dëmit (jomaterial) që pretendohet se ka kryer Dafina Zeqiri.

Në anën tjetër, avokati i Zariqit tha për “Betimi për Drejtësi”, se padinë e kanë bërë këtë vit dhe se ende nuk është mbajtur ndonjë seancë për këtë rast.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE