Ish-trajneri i Anglisë Sven-Goran Eriksson zbulon se i ka mbetur edhe një vit jetë!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-trajneri i Anglisë Sven-Goran Eriksson zbulon se i ka mbetur edhe një vit jetë!

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe se fatkeqësisht i ka mbetur afërsisht një vit jetë. Ish-trajneri i Romës, Lazios dhe Anglisë së fundmi ishte drejtor sportiv në klubin suedez, Karlstad, ndërsa prej 11 muajsh u largua për shkaqe shëndetësore. 75-vjeçari, i cili drejtoi Anglinë për pesë vjet përpara se të largohej pas Kupës së Botës 2006, ka dhënë këtë lajm të trishtë për radiostacionit “P1”.

Të gjithë mund ta shohin se e kam një sëmundje jo të mirë dhe të gjithë supozojnë se është kancer dhe ashtu është. Por, më duhet të luftoj sa më gjatë të jetë e mundur. E di se në rastin më të mirë do të zgjasë një vit, në rastin më të keq, edhe më pak. Ose në rastin më të mirë, ndoshta edhe më gjatë. Nuk mendoj se doktorët që i kam, mund të jenë totalisht të sigurt, ata nuk mund ta vendosin ditën e saktë për këtë. Është më mirë të mos mendoj për këtë. Duhesh ta mashtrosh trurin. Unë mund të shkoj duke menduar gjatë tërë kohës dhe të ulem në shtëpi dhe të jem në gjendje të mjerë, duke menduar se jam i pafat. Është e lehtë të përfundosh në atë pozicion. Por jo, duhet ta shoh anën pozitive të gjërave dhe të mos e varros veten me pengesa, sepse kjo është sigurisht pengesa më e madhe e të gjithave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49954 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE