Këngëtares së njohur nuk i pëlqen krahasimi që i bëjnë me Xhensilën!

vovalbania September 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtares së njohur nuk i pëlqen krahasimi që i bëjnë me Xhensilën!

E ftuar në “Lancio” së fundmi ishte këngëtarja Albora, për të folur për projektin më të fundit muzikor dhe jo vetëm.

Drejtpërdrejt nga Venecia, në një lidhje telefonike, ajo foli për këngën më të re “Dilema”.

Mirëpo mes të tjerash, ajo foli dhe për krahasimin që i bëhet në rrjet me këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Do jem 100% e sinqertë. Më bezdisin njerëzit që thonë se përpiqem t’i ngjaj Xhensilës, ndërkohë që unë nuk kam as qëllimin më të vogël. Ajo është super, i ka të gjitha të mirat por mendoj se mund të jesh e mirë pa i ngjarë Xhensilës.

Më tej, ajo foli edhe për jetën personale, teksa tregoi përkrahjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ka edhe një fëmijë, në karrierën e saj muzikore. Duket se Albora ka gjithë përkrahjen e tij në hapat që ndjek në muzikë.

Burri im nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve, madje unë ndikohem pak nga komentet në rrjete sociale, kjo është gjëja që më pëlqen më shumë tek ai. Roli i gruas nuk kushtëzohet nga të ardhurat ekonomike që sjell në shtëpi, unë rris një fëmijë e vetme.

Shumë e komentojnë se i pëlqen vetja, por si shprehet ajo lidhur me këtë gjë?!

Të gjithëve u pëlqen pak vetja, por unë e kam ekzagjeruar në TikTok se kam qejf t’i provokoj njerëzit ti bëj të dalin nga vetja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE