“BBV” vazhdon dhe jashtë. Ish- banorët kanë një strategji “Donald- Ilir” për të vazhduar “lojën”

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“BBV” vazhdon dhe jashtë. Ish- banorët kanë një strategji “Donald- Ilir” për të vazhduar “lojën”

Big Brother Vip duket se është ndarë në dy grupe edhe pas mbarimit të spektaklit, në atë të Donaldit dhe të Ilirit, që që prej spektaklit sollën shumë polemika, e që s’mundën të jenë miq as jashtë.

Dje, Big Mama ka festuar ditëlindjen mes miqve më të ngushtë, në një prej hoteleve në Tiranë, nga ku është vënë re prezenca e të gjithë atyre që mbështetën Ilirin dhe mungesën e miqve të Donaldit.

Më herët një pjesë e banorëve kanë darkuar me Ilirin, duke e bërë më evidente raportin që të gjithë gëzojnë sot me njëri- tjetrin.

Megjithatë kjo sjellje dhe qasje e personazheve të Big Brother Vip mendohet të jetë edhe një formë për të tërhequr ndjekësit edhe më shumë e për të ngjallur më shumë kuriozitet në llogaritë individuale ku shtohen ndjekësit dhe reklamat paralelisht.

Duke funksinouar si një grup, njëjtë si brenda shtëpisë, banorët më të komentuar kanë tërhequr sërish vëmendjen pasi kanë kuptuar se kjo është forma më e mirë për ta mbajtur audiencën ende kurioze pas vetes, kur të gjitha historitë janë zbuluar./ VOV ALBANIA MAGAZINE

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47749 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE