A e ka marrë malli për Olsin? Egli Tako jep përgjigjen e sinqertë

vovalbania September 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A e ka marrë malli për Olsin? Egli Tako jep përgjigjen e sinqertë

Ditën e sotme, startoi sezoni i ri i “Mos i bjer me top”, një rubrikë në “E diell”, ku për prezantues ka Ronaldo Sharkën dhe Eriola Docin.

Ndërsa e ftuar në këtë puntatë të parë ka qenë Egli Tako.

E ashtu siç pritej, nuk kishin si të mungonin pyetjet për romancën që ka mbaruar prej disa javësh tashmë, të saj me Olsi Bylykun.

“Si femra-femrës, a të ka marrë malli për të (Olsin)“, e pyeti Eriola.

“Sdi çfarë përgjigje të të jap. Unë kam diskutuar edhe me ndjekësit e mi online, kam bërë një prononcim për herë të parë dhe të fundit për këtë pjesën a të ka munguar apo a të ka marrë malli. Është krejt normale. Patjetër që ka patur momente që ndjehet mungesa. Ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë dhe sigurisht që ka momente që ndjen mall edhe mes atij lëmshi të madh“, tha Egli.

Ndërsa, e pyetur nëse është e lumtur, ajo tha: “Po jam e lumtur“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE