Shkurtohet lista e Europianit! UEFA vendos kufizim prej 23 lojtarësh për Gjermani 2024!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shkurtohet lista e Europianit! UEFA vendos kufizim prej 23 lojtarësh për Gjermani 2024!

Për disa nga vendimet Europiani i Gjermani 2024-s do të jetë një kthim në të shkuarën.

Çdo përfaqësuese do të ketë mundësi të regjistrojë vetëm 23 lojtarë, dhe jo 27 siç ndodhi tre vjet më parë dhe në Botërorin e fundit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit.

24 trajnerët e skuadrave të kualifikuara në eventin madhor të futbollit të verës së ardhshme, do të kenë më pak alternativa për të zgjedhur.

Sipas burimeve të Top Channel vendimi është marrë me rastin e mbledhjes së së fundit që u zhvillua në Hamburg në kuadër të shortit të grupeve. Nuk ka mbërritur ende asnjë komunikim zyrtar, por vendimi për të mos zgjeruar skuadrat është marrë.

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria tashmë ka prenotuar akomodiminin në SportCentrum Kaiserau. Ky kompleks sportiv është ndërtuar në zonën lindore të Ruhrit dhe ka qenë gjithmonë shtëpia e atletikës dhe futbollit westfalian. SportCentrum Kaiserau ka ekzistuar në formën e tij të tanishme që nga viti 2006.

Deri atëherë, terreni kishte kaluar disa faza zhvillimi, duke filluar në vitin 1949 me zhvendosjen e Shoqatës së Futbollit të Westphalia nga Hamm në atë që atëherë ishte Shtëpia e Rinisë Kaiserau, në Kamen. Vetëm një vit më vonë, shoqata ishte pronare e sipërfaqes prej 4.5 hektarësh.

Në vitin 1952 u bë inaugurimi i shkollës sportive. Në atë kohë kishin përfunduar zgjerimet e para, konviktet ishin shndërruar në dhoma më të vogla dhe zyra u vendos në një zonë të re.

Nga vitet 1990, u krijuan gjimnaze të ndryshme për basketboll, atletike, futboll dhe sporte të tjera. Terreni tani përfshin gjithashtu tri fusha me bar (njëra me një pistë moderne sintetike vrapimi), dy fusha me terren artificial dhe një shumëllojshmëri pajisjesh, nga dhomat e masazhit deri te lavanderia.

Nën Presidentin Hermann Korfmacher, i cili u zgjodh në vitin 2001, filloi planifikimi për zgjerimin e shkollës së mëparshme sportive. Në maj 2006 u përurua SportCentrum Kaiserau, që deri në qershor 2018 mbante me emrin SportCentrum Kamen-Kaiserau.

Përveç Shkollës Sportive, aty ndodhet edhe SportHotel dhe SportCongressCenter. Hoteli, i projektuar si një shtëpi atletësh, ofron gjithsej 48 dhoma në një nivel të lartë.

E ftuara e parë e shquar ishte kombëtarja spanjolle e futbollit në qershor 2006, e cila qëndroi në Kaiserau gjatë Kupës së Botës në Gjermani.
Falë vendndodhjes relativisht qendrore brenda Westfalisë me lidhje të shkëlqyera transporti në kryqëzimin Kamener Kreuz (me autostrada 1 dhe 2 në drejtimet veri/jug dhe lindje/perëndim respektivisht) dhe falë stacionit hekurudhor në Kamen-Methler, i cili është vetëm dhjetë minuta në këmbë larg, SportCentrum mund të arrihet shpejt dhe lehtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE