Kritikat e Oltit dhe Dalinës: “Reagon” produksioni i “Love Island” (Video)

vovalbania September 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kritikat e Oltit dhe Dalinës: “Reagon” produksioni i “Love Island” (Video)

Prime-in e parë të “Love Island Albania”, që u mbajt më 9 shtator, Dalina Buzi dhe Olti u prezantuan si dy opinionistët e programit.

Mirëpo u deshën vetëm pak orë qëndrimi në studio që dy opinionistët të kishin një ‘kritikë’ ndaj programit.

Dyshja u shpreh se karriget prej xhami ku ata qëndruan të ulur për disa orë, nga aty ku dhanë dhe opinionet e tyre, ishin aq të pa rehatshme sa u shprehën se “shpirti jonë e di çka hequr“, duke kërkuar më pas që puntatën e ardhshme të ndrohen me patjetër.

E si duket kështu ka ndodhur, pasi prime-in e sotëm, nisjen e programit Luana e nisi duke ‘prezantuar’ karriget e reja të dy opinionistëve, moment i cili u shoqërua me të qeshura.

Luana u ndal edhe te lajmet ndërkombëtare, ku iu bëri të ditur konkurrentëve se po përfliten nga mediat më prestigjoze si “Dailymail”, “Ok Magazine”, etj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE