Upss! Stresi nuk është aspak dakord për lirimin e Encës nga paraburgimi (Foto)

vovalbania September 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Stresi nuk është aspak dakord për lirimin e Encës nga paraburgimi (Foto)

Pak ditë më parë, lajmi se këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është arrestuar, bëri mjaft bujë në rrjet.

Këngëtarja u arrestua pasi në ballkonin e saj, policia e Tiranës gjeti 5 vazo me kanabis.

Për këtë, Enca u fut në qeli, por qëndroi vetëm dy ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi ta nxirrte, duke i caktuar masën e ‘detyrimit të paraqitjes’.

Ishte xhaxhai i saj, avokati Mars Haxhiaj ai që e mbrojti atë, duke pretenduar se 5 rrënjët e gjetura në banesën e Encës, të cilat shkonin deri në 1.3 metër, u bënë nga një kontroll pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.

Mirëpo daljen nga burgu të Encës nuk e ka pritur dhe aq mirë reperi i njohur, Stresi.

Ai ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Po ata djemë nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke nënkuptuar se fama dhe fuqia kanë bërë që ajo të mos marrë ndëshkimin e merituar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE