Deklarata e Egli Takos, vjen reagimi i Olsi Bylykut: “Balada kemi bërë edhe më parë…”

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e Egli Takos, vjen reagimi i Olsi Bylykut: “Balada kemi bërë edhe më parë…”

Ndonëse Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë konfirmuar ndarjen e tyre prej muajsh, fansat vazhdojnë që emrat e tyre t’i lidhin me njëri-tjetrin.

Madje kohët e fundit çdo projekt i publikuar nga Olsi u mor si dedikim për ish-partneren, e cila në një paraqitje televizive tha se nuk e gjen veten tek to.

Egli ka thënë se kjo është njëra nga arsyet që për momentit do të shkëputet nga muzika, pasi çdo prurje e saj do të keqkuptohej përshkak të situatës që po kalon dhe do të merrej si dedikim.

“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përherëshme apo e përkohëshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”. 

Ndërsa Olsi ka shpërndarë disa postime në profilin e tij të Instagramit, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë.

Teksa ka publikuar disa “screeenshot” të këngëve të tij, të shënuara edhe me data, Bylyku ka shkruar: “Që domethënë balada kemi bërë edhe më parë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49523 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE