E ftuar në Top Albania Radio, Adrola Dushi e pranoi në njëfarë mënyre se është në një lidhje me Capital T?

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ftuar në Top Albania Radio, Adrola Dushi e pranoi në njëfarë mënyre se është në një lidhje me Capital T?

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë Adrola Dushi. Modelja bukuroshe ka zbuluar në Top Albania Radio detaje jo vetëm nga jeta e saj profesionale por edhe ajo personale të cilat duket që po shkojnë shumë mirë.

Çfarë muzike dëgjon Adrola kur është në makinë ose në palestër?

Unë jam një çun horr, dua vetëm ‘hip hop’ të rëndë. (qesh) Dëgjoj shumë por varet edhe nga gjendja, nëse jam shumë melankolike dëgjojë ato të dashurisë që “presim damarët” pastaj aty shkrihem dhe me një gotë vere. 

A është edhe Capital T tek playlist-a kur shkon tek shkronja C?

Unë i thërras Trim dhe prandaj po prisja tek shkronja T. (qesh)

Duke qenë që Adrola dhe Capital T kanë edhe një raport shumë të mirë si shkoi mbrëmja e koncertit dhe çfarë nuk i pëlqeu modeles?

Jam shumë fanse e tij me thënë të drejtën, po ta shikoni telefonin tim unë nuk kam asnjë foto dhe asnjë video nga ajo natë sepse e kam shijuar pafund atë koncert. 

Duke marrë parasysh edhe komentuesit në rrjetet sociale shumica prej tyre edhe në video-t edit që postohen duan që t’i shohin bashkë por nga Adrola çfarë kemi për këto komente?

Eno Popi: Jonida, shko drejt, është gocë trime disa gjëra i tha, i pëlqen një trim, ty të pëlqen një trim, ti je në krahë me një trim

Adrola Dushi: Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë (qesh)

Jonida Aliçkolli: Ne na bëhet shumë qejfi për këtë. Ti e ke shijuar edhe koncertin e tij dhe e suporton në karrierën e tij gjithashtu edhe ai në tënden sepse në çdo pjesë ku je imazh të suporton në rrjetet sociale.

Adrola Dushi: Realisht nëse do të flasim për koncertin, mund të flas pafund. Nuk ka asgjë që nuk më ka pëlqyer por thjesht do të doja të vazhdonte më gjatë.

Sa dakord është Adrola Dushi që lidhja e saj apo detaje nga jeta personale t’i bëjë publike e zbuloni duke klikuar këtu.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE