E thotë një raport: Inteligjenca Artificiale, rrezik dhe mundësi për gazetarinë!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E thotë një raport: Inteligjenca Artificiale, rrezik dhe mundësi për gazetarinë!

Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë. Gjysma e të anketuarve për një raport të ri që tashmë është publikuar thanë se kanë shqetësime lidhur me ndikimet në punën e tyre.

Rezultoi se për punët e tyre, 85% e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, të tilla si ChatGPT e Google Bard. Këtu përfshihej shkrimi i përmbledhjeve apo nxjerrja e titujve dhe 60% thanë se kanë rezerva.

Studimi i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës anketoi mbi 100 organizata mediatike nga 46 shtete lidhur me përdorimin prej tyre të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë përkatëse. Anketat u realizuan mes muajve prill e korrik. Në një deklaratë theksohet:

Më shumë se 60% e të anketuarve theksuan shqetësimin për ndikimet e inteligjencës artificiale në vlerat që ndër të tjera kanë të bëjnë me saktësinë, drejtësinë e transparencën, si edhe me të tjera aspekte të gazetarisë.

Bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett:

Në mbarë botën, gazetaria po kalon në një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë.

Studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin edhe një kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit e mediave, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive e më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale sjell përfitime, tën tilla si kursim kohe për detyrat e secilit, si në rastet kur duhen zbardhur intervistat.

Por, ata thanë edhe se përmbajtja që mundësohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit, “për të minimizuar dëmet e mundshme, të tilla si pasaktësia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE