Dhunimi i 3-vjeçarit në çerdhe në Fushë Kosovë, prokuroria kërkon paraburgim për dy edukatoret!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunimi i 3-vjeçarit në çerdhe në Fushë Kosovë, prokuroria kërkon paraburgim për dy edukatoret!

Dhuna fizike ndaj një 3-vjeçari në një çerdhe të Fushë Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkon paraburgim për dy edukatore. Zyrtarisht, bëhet e ditur se ato akuzohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija u dërgua për  ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore. Rasti i rëndë u bë publik nga vetë familjarët të cilët publikuan videon në rrjetet sociale.

Dyshimet për dhunë fizike ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç në një çerdhe shtetërore të Fushë Kosovës, bënë që policia e Kosovës të niste hetimet dhe të merrte në pyetje tre edukatore. Më herët, familjarët e vogëlushit publikuan në rrjetet sociale pamje nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë ku shfaqeshin edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës.

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, iu tha mediave se edukatoret që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast do të pezullohen nga puna pasi të përfundojnë marrjen në pyetje në polici. Ndërkaq, Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të merrnin masa e të vepronin konform ligjeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE