Futbollisti i njohur, i dashuri i ri i Kim Kardashian

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollisti i njohur, i dashuri i ri i Kim Kardashian

Pas shumë aludimesh që nga ndarja me Pete Davidson, që ka qenë i dashuri i fundit “zyrtar” i Kim Kardashian, duket se miliarderja ka hapur sërish “dyert e zemrës” për dikë dhe ka nisur një histori të re dashurie.

Kështu, mediat ndërkombëtare raportojnë se partneri i ri i Kim Kardashian është një nga futbollistët më të njohur në NFL, Odell Beckham Jr, personazh po ashtu i njohur për ekranin dhe rrjetet sociale.

Ndryshe nga aludimet për historinë e mundshme të disa muajve më parë me Tom Brady-n, e cila që në fillim u tha se nuk është “serioze”, këtë herë duket se dyshja po njihet me njëri-tjetrin dhe janë duke dalë prej pak kohësh.

Disa burime pranë Kardashian thonë se Kim është absolutisht e hapur për të gjetur sërish dashurinë dhe po i jep një mundësi Odell, ndërsa disa të tjera thonë se OBJ është thjesht një mik e asgjë më shumë.

Kujtojmë se Kim ka qenë më parë e martuar me reperin Kanye West dhe kanë katër fëmijë së bashku. Ndërsa Odell, 30 vjeç, më herët ka qenë në një lidhje me modelen Lauren Wood. Dyshja kanë një djalë Zydn, i cili lindi në shkurt 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE