Ja si e pritën ndjekësit Megi Pojanin si moderatore e “Përputhen”

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja si e pritën ndjekësit Megi Pojanin si moderatore e “Përputhen”

Bora Zemani i dha lamtumirën moderimit të emisionit “Përputhen” sezonin e kaluar.

E teksa në rrjet përfliteshin emra si Kiara Tito apo Efi Dhedhes, moderimi i programit të dashurisë iu premtua Megi Pojanit.

Ajo vjen pas një eksperience mjaft të bukur pasi moderonte “Big Brother VIP Fan Club”.

“Përputhen” startoi të hënën që lamë pas dhe përpos konkurrentëve, vëmendje mori dhe Pojani, për mënyrën e prezantimit të emisionit.

Energjia dhe pozitiviteti i saj u vu re thuajse nga gjithë publiku, të cilët nuk nguruan t’ia vinin në pah në seksionin e komenteve në rrjetin social, Instagram.

Mirëpo edhe komentet negative nuk munguan. Disa ndjekës u shprehën se Megi po kopjon Bora Zemanin, ndërsa disa të tjerë thanë se “promovimi i antivlerave vazhdon”.

Pavarësisht komenteve të ndjekësve, duhet thënë se Megi Pojani është zgjedhja perfekte për moderimin e “Përputhen”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE