Trajneri i Partizanit i ngarkuar emocionalisht pas supersfidës, nuk del në intervistën pas ndeshjes…

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i Partizanit i ngarkuar emocionalisht pas supersfidës, nuk del në intervistën pas ndeshjes…

Jemi mësuar të shikojmë trajnerët që pas përfundimit të ndeshjes flasin dhe komentojnë ndeshjen dhe rezultatin e lojës. Pas barazimit të ditës së sotme 1-1 me Egnatian, pritej si çdo herë tjetër që trajneri i të kuqve Orges Shehi, të dilte në intervistën e zakonshme pas ndeshjes. Kjo nuk ndodhi pasi në intervistën e sotme pas ndeshjes, foli zëvëndës trajneri i Partizanit, Sebino Plaku e cili në fillim të intervistës tha që trajneri Shehi ishte i ngarkuar emocionalisht dhe më pas komentoi sfidën e sotme.

Trajneri Shehi është i ngarkuar emocionalisht. Nëse doni ikim e shohim tani (qesh). Pjesa e parë ishte më afër realitetit, ndërsa në të dytën mendoj se lojtarët u mposhtën nga emocionet. Mendoj se kjo i bëri që të dilnin shpeshherë jashtë detyrave. Por prapë arritëm të ringrihemi. Ishin shumë të ngarkuar, po bënin disa lëvizje që nuk i kishim përgatitur. Kurse më pas e morën veten. Nëse do të vazhdonim në këtë mënyrë do të ishte akoma më mirë. Pjesa e Maget na ndryshoi të gjithë manovrën, sepse ndryshuam sistem, por edhe lojtarë. Zbritëm Taipim, që është më ofensivë. Për shpërdorimin është diçka që nuk e sqarojmë dot me një fjali. E vuajmë për faktin që lojtarët duhet të veprojnë pak më shpejtë, sidomos në zonën e kundërshtarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE