Arrestohet turistja rumune, vodhi 2 mermerë në Akropoli!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet turistja rumune, vodhi 2 mermerë në Akropoli!

Së fundmi një 36-vjeçare rumune është ndaluar nga policia pasi ka tentuar që të marrë me vete në shtëpi si suvenir 2 mermerë nga Akropoli. Turistja shkoi për një vizitë në Akropol dhe nuk i rezistoi dot tundimit për të marrë diçka me vete si kujtim. 36-vjeçarja është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje, pasi nuk dihet nëse ka qënë në dijeni që kjo është një vepër penale.

Rikujtojmë, se Greqia ka njoftuar së fundmi se do të kufizojë numrin e vizitorëve ditorë në Akropol për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e monumentit antik. Duke nisur që nga ky muaj, vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Athinë do të pranojë jo më shumë se 20,000 vizitorë në ditë, sipas ministres së kulturës së vendit, Lina Mendoni. Në një intervistë me radiostacionin grek Real FM Mendoni tha se ndryshimi po futet si një provë pas hulumtimit nga Organizata Helenike e Zhvillimit të Burimeve Kulturore të qeverisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49411 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE