Debat i ashpër në “Love Island Albania” mes Ildës dhe Aleksandros, ndërhyn edhe Salioni!(VIDEO)

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debat i ashpër në “Love Island Albania” mes Ildës dhe Aleksandros, ndërhyn edhe Salioni!(VIDEO)

Dita e sotme duket se ka qenë e mbushur plot me “drama” në vilën e dashurisë së “Love Island”, ku ka pasur ndarje, deklarata që kanë tërhequr vëmendjen dhe së fundmi, edhe një debat të ashpër, madje do ta quanim edhe përplasje.

Kështu, Ilda, Aleksandros dhe Salioni kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa ishin fillimisht të përfshirë vetëm dyshja Ilda-Aleksandros dhe më vonë, diskutimit të tyre me tone të larta ju bashkua edhe Salioni.

Në një video ekskluzive të publikuar në faqen zyrtare të Youtube të “Love Island Albania”, dëgjohen mjaft qartë fjalët e thëna nga 3 protagonistët e “sherrit”, ndërsa të pranishëm në atë moment kanë qenë edhe ishullorët e tjerë.

Pjesë nga debati:

Ilda: Irisi ka bërë gjeste shumë të shëmtuara me Stivin.
Aleksandros: E di çfarë marrëdhënie ka pasur Stivi me Irisin…
Ilda: Asnjë marrëdhënie…
Aleksandros: Mos u merrni më me mua fare, se ti je ajo që merresh me mua.
Ilda: Me ty e ndërpres që tani komunikimin, s’merrem më me ty.
Ilda-Salionit: Nuk jam si ty që bën plane me Aleksandrosin, unë do marrë këtë ti merr atë (për vajzat)
Ilda-Aleksandros: Nga ajo që keni ngelur vetëm dhe nuk ua var njeri, keni gjetur njëri-tjetrin.
Aleksandros:Ti do vëmendje.
Ilda: Ke ngelur akoma në TikTok. Nuk do të eci as me të katërtën.
Aleksandros: Merru me Stivin.
Salioni: Të pyeta, a ke diçka personale me mua?
Ilda: Ti mendon se unë do të nxjerr nga loja ty dhe ke frikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49447 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE