Sot Kuvend, Bardhi kërkesë Nikollës: Alibeaj të zëvendësohet me Bylykbashin në Komisionin për Reformën Zgjedhore

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit/ Kryesia e PD merr vendimin e papritur, e shfuqizon nga detyra!

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme priten debate, për shkak të përplasjes mes opozitës.

Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore. Ndonëse Lulzim Basha e ka shkarkuar, Bardhi në cilësinë e kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn e Bashës dhe të vendosë Oerd Bylykbashin e Berishës.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Gazmend Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Lajm ne perditesim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE