UEFA dënon rëndë Shqipërinë për incidentet në ndeshjen me Poloninë

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA dënon rëndë Shqipërinë për incidentet në ndeshjen me Poloninë

Dënim i rëndë për Federatën Shqiptare të Futbollit. UEFA ka gjobitur me 30 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për ndezje dhe hedhje të fishkezjarreve në ndeshjen me Poloninë. Por ajo çka rëndon më shumë është kërcënimi me mbylljen e tribunave veriore dhe jugore pas portave, nëse ky rast përsëritet në dy vitet e ardhshme.

Për të njëjtën ndeshje një gjobë tjetër prej 14 mijë eurosh është vendosur për bllokimin e rrugëve publike. Paralajmërime vijnë edhe për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave si dhe për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore. Me 20 mijë euro është gjobitur edhe federata polake për fishekzjarret që hodhën tifozët e tyre dhe dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”.

UEFA ka dhënën një dënim edhe për federatën rumune në ndeshjen kundër kombëtares së Kosovës u shfaqën banderola me përmbajtje politike. Vendimi parashikon 40 mijë euro gjobë dhe do ta luajë ndeshjen e radhës në shtëpi me dyer të mbyllura. Tifozat rumunë shfaqën pankarta dhe thirrjet “Kosova është Serbi” si dhe patën sjellje raciste ndaj kombëtares kosovare.

Burimi: /Tv Klan

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE