Visjan Ukcenaj

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plot risi ky sezon… Visjan Ukcenaj, emri tjetër që bashkohet në moderimin e “Ndryshe”!

Visjan Ukcenaj ka lindur në qytetin e Pukës më 20.12.1988 dhe është rritur dhe shkolluar në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e lartë të Arteve për degën Aktrim (Dramë) dhe ka përfunduar studimet e Master në 2008-2013.

Prej më shumë se 11 vite karrierë në televizion dhe në spektaklet më të mëdha të komedisë në troje. Visjani ka mbi 30 role të ndryshme në teatër, 2 filma me metrazh të gjatë dhe 7 me metrazh te shkurtër.

Ai është i apasionuar pas karakterëve të ndryshme dhe larmishmërisë së personazheve, gjë që reflektohet dhe në karrierën e tij në aktrim. Gjithashtu i apasionuar pas muzikës së bukur dhe Hip Hopit ku që në vitin 2017 vazhdon dhe prodhon muzikë Hip Hop.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE