Çfarë të bëni për të eleminuar gushën poshtë mjekrës?!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë të bëni për të eleminuar gushën poshtë mjekrës?!

Qafa është zona e parë që preket nga mosha dhe shëndeti i tepërt. Ajo përveç se është një shqetësim estetik sjell dhe probleme në shëndet. Këtu do të gjeni disa këshilla që ju të mund ta eliminoni gushën e varur për t’u ndjerë mirë me veten. Vetëm duhet të tregoni durim, pasi nuk është një problem që mund të zhduket krejt papritmas.

Ulni sasinë e kalorive që konsumoni

Nuk ka rëndësi ku doni që të humbisni peshë, e rëndësishme është që të hiqni kilogramët e tepërt. Filloni duke e ulur dozën tuaj ditore me 500 kalori, dhe do të shikoni ndryshimet që pas dy javësh.

Hani më shumë fruta dhe perime

Frutat dhe perimet kanë shumë pak kalori prandaj janë dhe ushqimet perfekte kur ju duhet të hani nëse doni të bini nga pesha. Filloni duke konsumuar të paktën 5 deri në 9 racione me fruta dhe perime çdo ditë.

Karbohidratet e shëndetshme janë ato që ju duhen

Nëse ju konsumoni produkte integrale, të cilat janë të pasura më shumë në fibra sesa drithërat e rafinuara, trupi juaj do të jetë i lumtur. Filloni të konsumoni makarona apo bukë integrale, anoni më shumë nga orizi kaf dhe i zi sesa ai i bardhë.

Furnizohuni me proteina

Proteinat janë të rëndësishme për çdo dietë, por luajnë rol akoma dhe më të rëndësishëm nëse doni të humbisni peshë. Filloni të përfshini në vaktet tuaja ushqimet e detit, mishin e pulës, vezët dhe bishtajoret. Këto produkte ju mbajnë ngopur më gjatë dhe nuk e rëndojnë organizmin tuaj.

Mos harroni të pini ujë

Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm, si për organet e brendshme dhe për lëkurën tuaj. Nga ana tjetër uji ndihmon në të gjitha funksionet e trupit tuaj, dhe nëse ju konsumoni sasitë e duhura organet punojnë ashtu siç duhet. Për më tepër, lëkura do të rigjenerohet dhe do të fillojë të mblidhet gjithnjë e më shumë.

Synoni të pini të paktën 5-6 gota, më pas vazhdoni duke pasur kujdes reagimin e trupit tuaj. Si gjithmonë përveç përpjekjeve të brendshme me ushqime, trupi për të ndryshuar ka nevojë dhe për aktivitet fizik. Mundohuni që të përfshini në rutinën tuaj sikur 20-30 minuta në ditë ushtrime të ndryshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50190 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE