Drama e “Big Brother VIP Albania” rikthehet në “Dancing With The Stars”! Çfarë pritet të ndodh

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “DWTS”

Duket se një nga dramat e sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Saktësisht bëhet fjalë për dy ish-banorët e reality show-t, Ilir Shaqiri dhe Eltion Merjan.

Ata patën një përballje të fortë asokohe, me Eltionin që akuzonte Shaqirin se nuk e ka ndihmuar në periudhën më të vështirë që po kalonte në jetën e tij, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.

Gjithçka bëhej fjalë se Eltioni nuk u zgjodh që të ishte kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta” ku Iliri ishte pjesë e jurisë.

Nga ana tjetër, Iliri e mohoi duke thënë se nuk e njihte dhe se zgjidhte në bazë të meritokracisë. Asokohe, gjërat mes tyre agravuan aq shumë sa Iliri nuk e takoi Eltionin pas daljes.

E tashmë si Ilirin ashtu dhe Eltionin do i shohim në “Dancing With The Stars”.

Iliri do jetë në juri ndërsa Eltioni në rolin e balerinit shoqërues për konkurrenten Ina Kollçaku.

Për të folur për “dramën” mes tyre, Eltioni ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha:

“Mendoj se ai do jetë profesional, ka kaluar kohë dhe do i ketë hedhur gjërat pas krahëve, besoj se nuk do të ndikohet. Më mirë të shohim se si do ecin gjërat, pastaj të flasim. Këtu jemi dy partnerë që i kemi ndarë rolet, unë i jap këmbëve, Ina i jep gojës.” -tha Eltoni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE