Transportuan dhjetëra emigrantë të paligjshëm dhe më pas i morën peng, vihen në pranga tre persona!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transportuan dhjetëra emigrantë të paligjshëm dhe më pas i morën peng, vihen në pranga tre persona!

Tre persona janë vënë në pranga pasi transportuan 23 emigrantë të paligjshëm dhe më pas i mbajtën në një banesë të braktisur duke ju hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove.

Gjatë ndjekjes në fshatin Bregas të Maliqit një prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa tjetri posedonte shkop metalik në automjet.

Uniformat blu kanë sekuestruar 3 automjete, 3 aparate celulare, shkopi metalik, sasi në euro dhe lekë.

Në operacionin policor të koduar “Midnight 21” u vunë në pranga:

-K. A., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas të Maliqit;

-A. L., 24 vjeç, banues në Vlorë;

-E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në informacionet e mbledhura rezultoi se autorët i kanë marrë emigrantët me një automjet tip furgon dhe më pas i kanë fshehur ata tek banesa e braktisur, ku nëpërmjet kërcënimit ju kishin vjedhur celularët e tyre. Në këmbim të lirisë së tyre autorët ju kishin kërkuar emigrantëve 10.000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE