Borrell: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Borrell: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën!

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një intervistë për France24 tha se Perëndimi duhet të tregojë solidaritet me Italinë në këtë moment të vështirë.

“Lidhur me ardhjet masive të emigrantëve në Lampedusa, ne duhet të tregojmë të gjithë solidaritetin tonë me Italinë në një moment të vështirë,” tha Borrell.

“Bashkimi Evropian do të jetë në krah të Italisë”.

“Ka nevojë për kontroll kufitar me politika që shkojnë përtej masave të sigurisë, dhe marrëveshje me vendet e origjinës dhe tranzitit që garantojnë dëbimin e migrantëve të paligjshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre për asgjë,” tha ai.

Më herët, Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi masa të reja në lidhje me fluksin e emigrantëve drejt vendit.

Ajo pritet të propozojë zgjatjen e periudhës së ndalimit në qendrat e ndalimit për riatdhesimin e personave që hyjnë ilegalisht në vend nga 12 në 18 muaj, duke respektuar legjislacionin evropian.

Masat e reja nuk përfshijnë azilkërkuesit për të cilët afati maksimal i qëndrimit është 12 muaj, njofton “RTSH”.

Meloni deklaroi se Italia ka nevojë për një mision evropian, duke përfshirë edhe një marrëveshje me autoritetet e Afrikës së Veriut për të bllokuar nisjen e varkave me emigrantë.

Kryeministrja tha se i ka kërkuar presidentit të Këshillit të Evropian, Charles Michel, që të përfshijë çështjen e emigracionit në agjendën e KiE-së në tetor.

Mbi 7 mijë emigrantë kanë zbarkuar që nga e marta në Lampedusa, numër më i lartë se popullsia e këtij ishulli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE